Ish ushtari i UÇK-së: Ne luftuam për gjuhën shqipe, “mëzetët” e partisë lavdërohen tash pas 17 viteve

Maqedonia

Ish ushtari i UÇK-së: Ne luftuam për gjuhën shqipe, “mëzetët” e partisë lavdërohen tash pas 17 viteve

Më: 16 mars 2018 Në ora: 16:47
Safet Aliti

Ish ushtari i UÇK-së nga Kumanovës, Safet Aliti, i cili tani jeton në Gjermani, ka komentuar lavdëratat e partiakëve me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ja postimi i tij i plotë me këtë rast:

Më pyetën disa shokë pse vallë nuk postove diçka për ligjin e gjuhës, a su gzove hiq a? Une i thash kshtu: Me vjen mire per popullin tim qe u arrit ky ligj por une dhe shoket e mi qysh para 17 viteve luftuam per kete ligj e disa prej tyre ujiten token me gjak e ca te tjere edhe rane deshmore.

Sod mbas 17 viteve turli Mëzati tme dale e tme shitet kapadahi e te krenohet me te arriturat e partise (kinse)…Jo mor burra se dikush tjeter punoi dit e nate me buke dhe pa buk me plag dhe me gjak luftuan e sod mas 17 viteve u be ligji i gjuhes e ligji i ushtareve dot behet ndoshta mbas 17 viteve tjera.

Ne po ecim me hapa te Bretkoces per fat te keq. Lavdi gjithë Dëshmorëve te Kombit qe rane per kete liri e rrespekt te vecant per bashkluftetaret invalidet dhe familjaret e Deshmoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat