Vazhdojnë thirrjet për protesta kundër ligjit të gjuhëve

Maqedonia

Vazhdojnë thirrjet për protesta kundër ligjit të gjuhëve

Më: 16 mars 2018 Në ora: 17:01
Vazhdojnë thirrjet për protesta kundër miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve

Vazhdojnë thirrjet për protesta kundër miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve. Llogari të ndryshme në rrjetet sociale bëjnë thirrje për protesta masive dhe bllokim të rrugëve. E ndërsa mbrëmë qindra qytetarë janë mbledhur në shenjë revolte para shtëpisë së deputetit të LSDM-së nga Velesi, Pançe Ivanov. Edhe në Prilep u zhvillua protestë me thirrje dhe pankarta kundër ligjit të gjuhëve. Nga Ministria e Brendshme lajmërojnë për 5 raste të incidenteve, duke përfshirë edhe djegien e automjetit të deputetes së LSDM-së nga Vinica Sllavica Shumanska- Miteva dy ditë më parë, shkarravitjen e Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve dhe të disa objekteve të tjera në qytete të ndryshme të vendit por pa dhënë detaje të reja.

Ministria e Brendshme i ndjek aktivitetet e fundit dhe sipas vlerësimit të sigurisë po merren masa për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe shtetit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve – bëhet me dije nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Profesori Vllado Dimovski vlerëson se populli është mësuar me këto raste dhe se marëdhëniet ndëretnike nuk rrezikojnë të lëkunden.

Ky është një reagim i të dështuarve sipas meje; të dështuar sepse e kanë humbur pushtetin, sepse tashmë enden nëpër gjyqe, 01:01 Pikërisht për këtë ndodhin incidentet e këtilla. Mendoj se këto nuk do të sjellin pasoja në marrëdhëniet ndëretnike. Pikërisht se marrëdhëniet ndëretnike janë të brishta, disa politikanë provojnë kohë pas kohe ta shfrytëzojnë këtë por besoj se asgjë nuk do të arrihet me këtë. Kjo është vetëm një episodë që do të harrohet shpejtë. Mes shqiptarëve dhe maqedonasve nuk do të ketë urrejtje. Urrejtje nuk do të ketë ju siguroj për këtë por do të ketë përplasje mes partive politike – thotë profesori Vllado Dimovski. 

Ligji për përdorimin e gjuhëve u miratua ditë më parë në një situatë të tensionuar brenda dhe jashtë Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat