BDI reagon ndaj rikualifikimit të lëndës së Almir Aliut

Maqedonia

BDI reagon ndaj rikualifikimit të lëndës së Almir Aliut

Më: 16 mars 2018 Në ora: 19:10
BDI

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka shprehur shqetësim ndaj veprimit të prokurorit për të rikualifikuar veprën nga vrasje në vepër tjetër penale, ndaj të akuzuarit për vrasjen e vogëlushit Almir Aliu.

Reagimi i BDI-së:

Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim në mbledhjen e sotme në Tetovë ka diskutuar edhe mbi rastin e procesit gjyqësor për vrasjen e vogëlushit Almir.

Shprehim shqetësimin e thellë se në vetë radhet e Prokuroreve ka patur dallime sa i përket vendimit për të rikualifikuar veprën nga Vrasje në vepër tjetër penale dhe kërkojmë adresim të menjëhershëm të shqetësimeve tona dhe të shoqërisë në përgjithësi. 

Në vazhdën e reformave te paralajmëruara për reformim të sistemit gjyqësor vlerësojme se ky veprim nuk kontribon në këtë drejtim pa mos dashur të perzihemi dhe prejudikojme në  mënyren e leximit te fakteve.

Gjithashtu dënojmë ashpër edhe sjelljen skandaloze dhe jonjerëzore që u pa dje nga vete i akuzuari.

BDI apelon publikisht deri tek organet Gjyqësore që në frymën e interesave tona për  integrim sa më të shpejtë ne strukturat euro-atlantike te vendit, të aplikojne çdo fjalë të ligjit me qellim të perforcimit të rendit juridik dhe sundimit të së drejtës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat