Më 21 mars protesë kundër rikualifikimit të rastit Almiri

Maqedonia

Më 21 mars protesë kundër rikualifikimit të rastit Almiri

Më: 17 mars 2018 Në ora: 11:41
Almir Aliu

Më datë 21 Mars janë paralajmëruar protesta të reja, kundër vendimit për rikualifim të rastit të Almir Aliut.

Në seancën e fundit gjyqësore lënda e këtij rasti u rikualifikua nga vepër penale vrasje në aksident trafiku.

Kështu i akuzuarit për vrasjen e Almirit Boban Iliq, për shkak të rikualifikimit u lirua në shtëpi në afat prej dy javësh deri sa të i caktohet masë tjetër paraburgimi me akuzën e re.

Protesta nën organizim të iniciativës qytetare “Drejtësi për Almirin” janë organizuar disa herë. Së fundmi ditën kur u rikualifikua lënda. Qytetarë dhe familjarë para Gjykatës Themelore të Kumanovës kërkonin drejtësi për këtë rast.

Ngjarjen tragjike të 25 qershorit të vitit 2016, e shkaktoi i akuzuari Boban Iliq, i cili me veturën e tipit “Mercedes C200”, në pronësi të tij, goditi për vdekje vogëlushin Almirin dhe nënën e tij. Për këtë vepër akuzohen Boban Iliq, për shkaktim të aksident trafikut dhe Sedat Aliu, babai i Almirit dhe dy familjarët e tij Sami Demiri Abdulla Aliu akuzohen për dhunë. Jashtë akuzës për dhunë mbeti Bojan Iliq, për të cilin prokuroria tha se ai ka përdorur dhunë në vetëmbrojtje. Seanca e radhës do të vazhdoj më 2 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat