Sarajevë, Zaharieva: Ta bëjmë të pandalshme lidhjen e Ballkanit Perëndimor

Maqedonia

Sarajevë, Zaharieva: Ta bëjmë të pandalshme lidhjen e Ballkanit Perëndimor

Më: 17 mars 2018 Në ora: 15:22
Ekaterina Zaharieva

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, njëkohësisht edhe zëvendëskryeministrja e vendit, Ekaterina Zaharieva, pas takimit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, deklaroi se procesin e lidhjes së gjashtë vendeve të rajonit dhe përmirësimin e ekonomisë së tyre duam ta çojnë në një fazë të pandalshme. 
 
“Po përgatitemi për samitin në Sofje dhe Londër. U jam mirënjohëse kolegëve të mi për të gjitha idetë e mira në lidhje me përmirësimin e situatës së përgjithshme në rajon. Në fakt, ajo që duam të bëjmë është që të çojmë të gjithë procesin në një fazë ku do të jetë i pandalshëm, dhe këtu dua të them për përmirësimin e ekonomisë dhe lidhjen e vendeve të rajonit. Kjo në një farë mënyre u konfirmua me vizitën e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në Ballkanin Perëndimor dhe është futur në politikën e jashtme të Bashkimit Evropian. Duam të marrin masa konkrete që do të mundësojë qytetarët e vendeve të Ballkanit të ndjejnë ndryshimet”, tha Zaharieva.
 
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin e BE-së, Christian Danielsson tha se takimi i Ballkanit Perëndimor u zhvillua në një kohë shumë të rëndësishme.
 
“Me siguri edhe për shkak se kryesimi shumë aktiv i Bullgarisë i jep kësaj një momentum shtesë, dhe rëndësinë e samitit në Sofje. Po ashtu, ky takim zhvillohet në kuadrin e strategjisë së fundit për Ballkanin Perëndimor të Komisionit Evropian. Ajo është e qartë dhe përmban perspektivë shumë të qartë për të gjithë Ballkanin Perëndimor që e ardhmja e saj të jetë në BE. Sot kemi patur një diskutim shumë të mirë për këto reforma. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, i cili është kyç për të tri fushat e përmendura”, theksoi Danielsson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat