Dy raste të reja të kafshimeve nga qentë endacakë në Shkup

Maqedonia

Dy raste të reja të kafshimeve nga qentë endacakë në Shkup

Më: 17 mars 2018 Në ora: 15:47
Ilustrim: Qentë endacakë

Dy qytetarë të Shkupit dje në Stacionin policor Qendër kanë denoncuar sulm nga qentë endacakë.

Siç informojnë nga MPB-ja, rasti i parë ka ndodhur mbrëmë në ora 7:15 në rrugën “Llazar Liçenovski”, kur 59 vjeçari M.S. është sulmuar nga katër qen endacakë dhe është kafshuar në pjesën nën gjurin e këmbës së majtë. M.S. ka pranuar ndihmë mjekësore në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup.

Rasti i dytë ka ndodhur në rrugën “Trifun Haxhi Janev”, ditën e enjte rreth orës 22, ku J.S. (25) ka qenë e sulmuar nga disa qen endacakë dhe është kafshuar në këmbën e djathtë dhe poashtu ka pranuar ndihmë mjekësore në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat