Vëllai i Bobanit, Vladimir Iliq "pranon" se vëllau i tij ta kryer aktin e vrasjes së Almirit !?

Maqedonia

Vëllai i Bobanit, Vladimir Iliq "pranon" se vëllau i tij ta kryer aktin e vrasjes së Almirit !?

Më: 17 mars 2018 Në ora: 17:06
Ilustrim

Ngjarja e vrasjes së Almir Aliut në qytetin e Kumanovës që ka tronditur tash e disa vite gjithë opinionin e ndërkohë që gjykata e rikualifikoi kështu si aksident komunikacioni duket se po merr një tjetër version, është vëllai i Boban Iliqit, Vladimiri ai i cili përmes një komenti në rrjetet sociale pranon se vëllai i tij ka qenë pjesëmarës në këtë rast ku pati pasoja në jetë njerëzish ku vdiq Almiri i vogël, duke dashur të hedhë fajin tek prindërit e Almirit.

"Faji është tek prindërit e Almirit që donin pa rradhë të marin shërbime në spital dhe nuk e kanë respektuar atë. Bëheshin të fortë se askush nuk mund të ju bëj asgjë atyre dhe se janë të mbrojtur nga BDI dhe e kanë paguar çmimin e sjelljes së tyre me vdekje të fëmijës. Dhe tash le të heshtin dhe të shohin se ku gabuan e jo të sillen ende të fortë dhe të kërkojnë drejtësi. Boban nuk është fajtor për asgjë", ka shkruar kështu vëllai i Bobanit, Vladimir Iliq.

Pas publikimit të artiullit në Zhurnal.mk, komenti nga vëllau i tij është fshir, por Agjencia jonë ka bërë (print screen) foto nga komenti tij, të cilin ua bashkangjesim në si dëshmi (foto) në artikullin tonë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat