LSDM: Patriotizmi i rremë i VMRO-DPMNE-së tashmë është i lexuar, Maqedonia ka zgjedhur të ecë përpara

Maqedonia

LSDM: Patriotizmi i rremë i VMRO-DPMNE-së tashmë është i lexuar, Maqedonia ka zgjedhur të ecë përpara

Më: 17 mars 2018 Në ora: 18:32
Zoran Zaev

Nga Lidhja Social Demokrate sot kanë reaguar duke thënë se ka kaluar koha kur përmes patriotizmit të rremë janë shkaktuar tensione në mes qytetarëve, ai koncept që ka krijuar një shtet të ndarë dhe të izoluar tashmë është i humbur, ndërsa Maqedonia ka zgjedhur të ecë përpara si një shoqëri për të gjithë.

“Ligji për përdorimin e gjuhëve i cili më parë ishte pranuar tërësisht nga ana e VMRO-DPMNE-së është në përputhshmëri më Kushtetutën dhe amandamentin 5 të sjellura në vitin 2001”.

Po ashtu thuhet se me Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve askush nuk humb, ndërsa qytetarët e bashkësive më të vogla përfitojnë një të drejtë kushtetuese që u është mohuar dhe krijohen kushte për komunikim më të mirë në mes qytetarëve dhe institucioneve.Qytetarët shqiptarë do ta shfrytëzojnë gjuhën e tyre në komunat ku janë më shumë se 20%, romët do ta shfrytëzojnë gjuhën e tyre në komunën e vetme rome në Evropë, turqit në Gostivar, serbët në Kumanovë. Ndërsa në Shtip, në Koçan, në Strumicë, askush nuk është i detyruar të flet në gjuhën shqipe.

Nga Lidhja Social Demokrate përfundojnë duke thënë se VMRO-DPMNE duhet të largohet nga politikat e ndarjeve, konfliktit dhe përçarjeve dhe ta pranon konceptin një shoqëri për të gjithë, kjo është në interes të shtetit dhe të gjithë qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat