VMRO-ja paralajmëron interpelancë për Talat Xhaferin

Maqedonia

VMRO-ja paralajmëron interpelancë për Talat Xhaferin

Më: 17 mars 2018 Në ora: 18:48
Orce Gjeorgjievski

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka paralajmëruar se do të parashtrojë interpelancë dhe padi penale ndaj kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi me arsyetimin se ka uzurpuar dhe po keqpërdor funksionin që mban. Gjithashtu, nga VMRO-DPMNE përsëritën qëndrimin e tyre se asnjëherë nuk do të pranojnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve pasi që ai, sipas tyre, është jo kushtetues. Madje, ata thonë se mos dekretimi i ligjit nga presidenti Ivanov është gjest në mbrojtje të shtetit.

"Ligji për gjuhët është jo kushtetues, këtë e dëshmuna edhe ekspertët e të drejtës Kushtetuese por edhe presidenti i shtetit tonë. LSDM-ja në vend të interesave të shtetit dhe qytetarëve, në plan të parë i vendosi intereset e koalicionit. Shumica parlamentare nuk i respekton vërejtjet e presidentit Ivanov për jo kushtetushmërinë e Ligjit për gjuhët. LSDM dhe BDI u vendosën mbi kushtetutën e Maqedonisë, prej këtu hapi i presdientit Ivanov që mos ta firmos dekretin e Ligjit për gjuhët është gjest shtetëror dhe i pritshëm kur shkelet Kushtetuta dhe kur devijon e drejta në Maqedoni. VMRO-DPMNE do të parashtrojë interpelancë dhe padi penale ndaj Talat Xhaferit i cili uzurpoi funksionin, kretar i Kuvendit të Maqedonisë", deklaroi Orce Gjeorgjievski, VMRO-DPMNE.

Neni 45, paragrafi 1,2 dhe 3 i Rregullores së Kuvendit sqaron se Interpelancë mund të paraqesin së paku pesë deputetë për punën e bartësit të funksionit publik, për Qeverinë dhe çdo anëtari të saj veçmas, si dhe për çështje lidhur me punën e organeve shtetërore. Interpelanca i dorëzohet Kryetarit të Kuvendit, i cili menjëherë ia dërgon atij të cilit i është paraqitur dhe deputetëve.

Rregullorja e Kuvendit, Interpelanca, Neni 45

1.Interpelancë mund të paraqesin së paku pesë deputetë për punën e bartësit të funksionit publik, për Qeverinë dhe çdo anëtari të saj veçmas, si dhe për çështje lidhur me punën e organeve shtetërore.

2.Interpelanca paraqitet me shkrim, nënshkruhet nga të gjithë deputetët që e paraqesin dhe duhet të përmbajë arsyetim.

3.Interpelanca i dorëzohet Kryetarit të Kuvendit, i cili menjëherë ia dërgon atij të cilit i është paraqitur dhe deputetëve”.

Ndërkohë, miratimi i Ligjit për gjuhët vazhdon akoma të ngjallë paknaqësi te një pjesë e caktuar e popullatës. Mbrëmë, me gurë dhe pllaka bekatoni janë thyer tre xhama të selisë të LSDM-së në Gostivar. Nga MPB-ja thonë se janë duke bërë kontrolle të detajuara nëse edhe ky incident lidhet me miratimin e e Ligjit të gjuhëve. Gjithashtu edhe në rrjetet sociale vazhdojnë thirrjet për protesta kundër miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve ndërsa nga MPB-ja nuk ka detaje të reja për djegien e automjetit të deputetes së LSDM-së nga Vinica Sllavica Shumanska- Miteva dhe shkarravitjen e Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve dhe të disa objekteve të tjera në qytete të ndryshme të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat