Konkurs për bursa për studentë të Maqedonisë që studiojnë në universitetet e listës së Shangait

Maqedonia

Konkurs për bursa për studentë të Maqedonisë që studiojnë në universitetet e listës së Shangait

Më: 17 mars 2018 Në ora: 20:50
Ilustrim

Është shpallur konkurs për bursa për studentë të regjistruar në universitetet që janë të përfshirë në listën e rangimit të Shangait, për vitin akademik 2018/2019.

Konkursi vlen për ciklin e parë, të dytë e të dretë të studimeve, në njërin nga dhjetë universitetet e para të rangaura në të gjitha sferat.

Gjithashtu, konkursi vlen për studentë të regjistruar në njërin nga 100 universitetet më të mira në sferën e shkencave teknike, arkitekturë, ndërtimtari, matematikë, të drejtë ndërkombëtare, ekonomi dhe financa, fizikë, biologji, kimi e gjenetikë.

Kandidatët duhet të mos jenë shfrytëzues të ndonjë burse tjetër, të kenë dëshmi për njohje të gjuhës në të cilën ndjek studimet, të kenë notën mesatare 8,5 e më lartë.

Kandidatët janë të obliguar që pas përfundimit të studimeve, të kthehen në Maqedoni dhe të punojnë për një periudhë dyfish më të gjatë se studimet.

Shuma e përgjithshme më e lartë për një bursë është deri 40 mijë dollarë amerikan. Afati i aplikimit është deri më 31 gusht 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat