Mimi Kodheli: Ligji i gjuhëve hap rrugët euro-integruese të Maqedonisë

Maqedonia

Mimi Kodheli: Ligji i gjuhëve hap rrugët euro-integruese të Maqedonisë

Më: 17 mars 2018 Në ora: 22:38
Mimi Kodheli

Miratimi i ligjit për gjuhët në Maqedoni shënon pëmbylljen e një beteje prej gati dy dekadashë të shqiptarëve. Ligj për gjuhët në fakt ishte parashikuar që në Marrëveshjen e Ohrit, 17 vite më parë marrëveshje kjo e cila i dha fund konfliktit të armatosur të vitit 2001 midis fprcave shtetërore dhe luftëtarëve të UÇK-së. Por vullneti i munguar i Qevrive dhe kundërshtimi i vendosur i faktorit politik maqedonas e kishte shtyrë në kohë këtë ngjarje për 17 vite.

Ligji për gjuhët kalojë vetëm se ditë më parë nga votat e shumicës parlamentare dhe në tension dhe kundërshtim të fortë nga ana e opozitës maqedonase të drejtuar nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, tanimë kryetare e Komisionit Parlamentar për politik të jashtme Mimi Kodheli e ftuar në emisionin 'Kapital' në VizionPlus ka folur për miratimin e ligjit të gjuhëve nga ana e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë. Sipas saj ky akt duhet parë vetëm se me pozitivitet dhe si një mundësi për hapjen e rrugëve euro-integruese të Republikës së Maqedonisë.

"është thjeshtë dhe vetëm për tu parë me pozitivitet, përtej asaj që ne pamë në Parlamentin e Maqedonisë dhe nuk duhet ta miratojmë thjeshtë është një dhunë verbale dhe jo vetëm, një tentativ le të themi për të tensionuar një situat e cila përtej gjithë diskursit politik dhe gjithë mjedisit ku ky diskurs zhvillohet apo vetë miratimit si proces në parlanet mund të ishte krejt një zhvillim normal i një senace paramentare. Pse e them zhvillim normal në një kohë kur flasim për një proces shumë të rëndësishmë, po flasim për një ligj të pa kërkuar dhe pa miratuar më parë, por flasim për një marrdhënie e cila në fakt duheshte të ishte pozitive dhe jo në shenja të violencës dhe dhunës spese ndihmon një proces shumë të rëndësishëm në Maqedoni, procesin e hapjes së një rrugë drejt integrimit euro-atlantik", vlerëson Kodheli, duke folur mbi Ligjin e gjuhëve të miratuar nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë, transmeton Zhurnal.  

Ajo thekson se kjo është një target i politikës maqedonase, i shtetit, kjo është një target i politikës të çdo shteti në rajon i cili nuk ka aderuar në një struktur apo në një strukturë tjetër e që duhet të mendohen mirë politikanët dhe duhet ti ulë ato në tavolinë sepse qëllimi final i anëtarësimit është një qëllim i cili duhet të vë në fre pasionet, abuzimet apo pse jo edhe atë begraund historik që shkakton situata të tilla dhune, violence, ndëshkueshmërie si kjo që ndodhi në Maqedoni.

"Tirana zyrtare këtë e shikon si një proces i cili thjeshtë është dashur të finalizohet më parë në repsket të 17 vjeçarit të asaj çfarë Ohri ofrojë, por sigurishtë edhe të mos ndërhyrjes në punët e brenëshme të Maqedonisë", nënvizon Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit për Politik të Jashtme pranë Parlamentit të Republikës së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat