Ohër, nivel i lartë i liqenit përmbyt rrugët

Maqedonia

Ohër, nivel i lartë i liqenit përmbyt rrugët

Më: 17 mars 2018 Në ora: 23:19
Ohër

Në Ohër dhe Strugë era arriti shpejtësi prej 100 km në orë. Bregu është tërësisht nën ujë. Në gjendje të ngjashme janë edhe objektet e afërta hotelierike, të cilat për shkak të fatkeqësisë natyrore që përfshiu Ohrin nuk kanë punuar sot fare.

Gjendja është e rëndë edhe në Strugë, por në Ohër është shqetësuese. Qytetarët janë të frikësuar. Druajnë prej përmbytjeve më të mëdha nëse vazhdon moti i keq.

“Para disa vitesh kur kishte nivel po kaq të lartë të ujit ishte kështu njëjtë.

Varet prej reshjeve, nëse vazhdojnë siç paralajmërojnë që të ketë sërish reshje mund të ndodhë siç ndodhi para disa vitesh, nëse ju kujtohet i gjeti të papërgatitur”, shprehen qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat