Normalizohet gjendja në Ohër, dëmet nga stuhia e djeshme janë të mëdha

Maqedonia

Normalizohet gjendja në Ohër, dëmet nga stuhia e djeshme janë të mëdha

Më: 18 mars 2018 Në ora: 15:27
Ohër

Pas stuhisë së djeshme në Ohër, sot moti është qetësuar dhe paraqitet me diell dhe ngrohtë. Erërat kanë pushuar dhe ujrat e liqenit janë tërhequr por dëmët që la stuhia e djeshme janë të mëdha. Shtabi i Emergjencave ka dalë në terren dhe po bën identifikimin e dëmve të shkatuara dje nga erërat e forta dhe nga dalja e liqenit.

Dëmet më të mëdha paraqiten në objektet hotelerike në breg të liqenit dhe në sheshin kryesor të qytetit. Ndërmarrja publike ka filluar pastrimin e qytetit dhe po angazhohet me të gjitha forcat punëtore që ka në dispozicion për të pastruar qytetin nga balta dhe ujrëat që mbizotërojnë akoma nëpër rrugë dhe sheshe.

Nga Shtabi i Emergjencave bëjnë thirrje për heqjen e veturave të bllokuara nëpë rrrugë dhe rregullimin e trafikut në pjesën e vjetër të Ohrit, në mënyrë që të pastrohet rrogët dhe sheshet nga ndërmarrja publike e komunës.

Personat juridik dhe personat fizikë të dëmtuar nga stuhia e djeshme nga nesër mund të aplikojnë për kompensim. Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore pas aplikimit nga ana e bizneseve dhe qytetarëve do të dalë në terren për të verifikuar ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat