Vase Donevski ankohet për vendimin për paraburgim

Maqedonia

Vase Donevski ankohet për vendimin për paraburgim

Më: 18 mars 2018 Në ora: 19:24
Vase Donevski

Mbrojtja e ish-drejtorit të Shërbimit Qeveritar për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta, Vase Donevski ka ankimuar paraburgimin 30 ditor, që e shqiptoi Gjykata Penale e Shkupit, njofton Alsat.

Në deklaratë me shkrim, avokati i tij Nenad Janakieviq thotë se nuk pajtohen me qëndrimin e gjykatës për ekzistimin e mundësisë për arrati ose ndikim ndaj dëshmitarëve, sepse Donevski deri më tani ka bashkëpunuar pa problem me hetimin që është zhvilluar ndaj tij.

Pas ankimimit të paraburgimit, Gjykata Penale e Shkupit sipas të gjitha gjasave, do të merr vendim në fillim të javës së ardhshme. Paraburgimi për Donevskin u shqiptua me kërkesë të Prokurorisë për krim të organizuar, e cila e ngarkon për shpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kryerjes së një furnizimi publik.

Konkretisht, dyshimi është se në mënyrë joligjore ka ndihmuar kompaninë “Sekurikom” që të fitojë tenderin për pastrim dhe mirëmbajtjen e disa objekteve shtetërore në vlerë prej rreth 11 milionë eurove.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat