Qeveria miratoi ndyrshimet e dy ligjeve për gjyqësorin

Maqedonia

Qeveria miratoi ndyrshimet e dy ligjeve për gjyqësorin

Më: 18 mars 2018 Në ora: 20:35
Qeveria e Maqedonisë

Qeveria në mbledhjen e fundit shqyrtoi dhe miratoi tekstin e ri të Projektligjit për ndryshimin e plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë. Qëllimi kryesor i Ligjit për përfshirjen e kritereve cilësore për vlerësimin e punës së gjykatësve dhe kryetarët e gjykatave në çdo dy vjet. “”Me ndryshimet që propozohen përforcohet cilësia e kriterit për vlerësimin e gjykatësve dhe kryetarëve të gjykatave në raport me kuantitetin. Po ashtu është bërë edhe ndërtimi i rekomandimeve të Komisionit Venecian të dhëna në ndryshimet e fundit dhe plotësimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, në raport me punën transparente të Këshillit. Përfshihen edhe ndryshimet e parapara me Strategjinë për reforma në sektorin gjyqësor”, informon qeveria.

Qeveria po ashtu shqyrtoi dhe konstatoi Projektligjin për ndryshme dhe plotësime të Ligjit për gjykatat, miratimi i të cilit vjen si pasojë e reformës në Gjyqësor në Republikën e Maqedonisë, të përcaktuar në Strategjinë për reforma në sistemin gjyqësor. Nga qeveria informojnë se të dy Projektligjet ai për Këshillin Gjyqësor dhe ai për Gjykatat, do të dorëzohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në përputhje me Nenin 137 të Rregullores të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për procedurë të mëtutjeshme të miratimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat