Taravari kundër mundësisë që ASH të rikthehet në Qeveri

Maqedonia

Taravari kundër mundësisë që ASH të rikthehet në Qeveri

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:27
Arben Taravari

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në një intervistë për të përditshmen “Gazeta e Pavarur” (Nezavisen Vesnik” ka folur lidhur me qëndrimin e tij për rikthimin ose jo të ASH në Qeveri.

“Deri tani nuk ka pasur oferta për kthimin në tanimë “Qeverinë reformatore” të vërtetë. Unë personalisht, lidhur me ate që ka të bëjë me Qeverinë, nuk do të doja të kthehemi, megjithatë ky është qëndrim i imi personal. Qeveria e Zaevit është e njejta sikur ajo e kaluara, aty janë Amdi Bajram dhe shumë kuadro të regjimit dhe sinqerisht shumë i ngjanë dhe më kujton të kaluarën e keqe në Maqedoni”, ka theksuar Taravari. Duke komentuar udhëheqjen e re të VMRO-DPMNE-së, Taravari thotë se nuk ka ndonjë koment të qartë, por dëshiron që kjo parti të reformohet dhe udhëheqja e re të distancohet nga garnitura e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat