Mbrojtja e Zaevit kërkon që incizimet e rastit “Ryshfet” të shihen publikisht

Maqedonia

Mbrojtja e Zaevit kërkon që incizimet e rastit “Ryshfet” të shihen publikisht

Më: 19 mars 2018 Në ora: 10:55
Zoran Zaev

Mbrojtja e Zoran Zaevit, i cili është i akuzuar në rastin “Ryshfet” kërkon që incizimet për këtë rast të shihen edhe në prani të opinionit, sepse sipas tyre videot nuk janë publikuar të plota në Youtube, transmeton Portalb. Me këto incizime kanë dashur të dëmtojnë nderin e Zaevit dhe të privatësisë së tij.

Prokuroria nuk u pajtua me kërkesën e mbrojtjes që videot të shihen publikisht edhe nga opinioni.

Dëshmitari, Ivan Nikollov Saçevaliev nuk ishte i pranishëm në seancë.

Zaev në seancën e kaluar me 6 mars u shpreh se nuk ndjehet fajtor dhe se është i bindur se do të zbardhet akuza kundër tij. Zaev tha se edhe në videon në të cilën nuk është publikuar e plotë, do të dëshmohet që absolutisht nuk ka pasur për qëllim të marrë ryshfet. E luti gjykatën që të mundësojë qasje të qytetarëve në të gjitha dëshmitë që do të paraqiten në seanca. Ai gjithashtu kërkoi se sa është e mundur më shpesh të caktohen seanca gjyqësore.

Gjykatësi, Darko Todorovski në seancën e kaluar vendosi që pamjet e treguara në Youtube të pranohen si dëshmi.

Ndryshe, Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat