27 prilli, dëshmitari: Sela është rrahur barbarisht gjatë gjithë kohës

Maqedonia

27 prilli, dëshmitari: Sela është rrahur barbarisht gjatë gjithë kohës

Më: 19 mars 2018 Në ora: 14:58
27 prilli

Sot ka vazhduar seanca gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, ku lëndime më të mëdha pësoi lideri i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela. Dëshmitari i parë në këtë seancë para trupit gjykues tregoi me detaje ecurinë e zhvillimeve të asaj nate. Ai tregoi se Zijadin Selën e pa të shtrirë në tokë i rrethuar nga disa persona të cilët vazhdimisht e godisnin në kokë. Dëshmitari tha se njihte një pjesë të të akuzuarve pasi që së bashku me disa prej tyre kishin larguar Selën nga turma dhe e kishin tërhequr deri te dera që të shpie para klubit të deputetëve. Ai po ashtu tha se Kire Gjorgievskit gjatë kohës nëpër korridoret e Kuvendit kishte sharë deputetin Sela dhe se e tërhiqte atë zvarrë duke u krenuar dhe lavdëruar për atë se çfarë i kishte bërë atij. Dëshmitari tregoi se pasi kanë arritur të largojnë Selën nga turma nëpër korridoret e Kuvendit, ka pasur edhe persona tjerë që e kanë goditur, si dhe i akuzuari kryesor Kire Gjerogievski vazhdonte ta godiste atë edhe në momentin kur e kanë zbritur në korridorin para hyrjes në klubin e deputetëve.

Kire Gjeorgieski gjatë gjithë kohës ishte i dhunshëm, e mbante Selën nëpër korridore dhe para të tjerëve mburreshe për atë se çka kishte bërë – tha dëshmitari.

Dëshmitari tregon edhe për momentet kur e kanë transferuar Selën në katin e tretë të kuvendit përkatësisht në zyrën me numër 334. Ai thotë se aty kanë qenë vetëm ai, Zijadin Sela dhe Feta Alimi, deri në momentin kur ka ardhur edhe ish ministri I Shëndetsis Nikolla Todorov, ku së bashku me një doktor i ka dhënë Selës një infuzion. Ai thotë se pas një kohe qëndrimi në këtë zyrë ka ardhur policia dhe së bashku me një ekip mjekësor e kanë zbritur Selën në katin e parë të Kuvendit.

Aty mbeten për gjysmë ore, e maskuan Selën me uniform të policisë ndërsa neve na dhanë nga një maskë. Duke qenë se kishte me shumë të lënduar në at hapsirë prioritet iu dha Selës pasi ai ishte më i lënduar. Kur thanë hajde shkojmë e kapëm un edhe 3 policë nëpërmjet disa shkallëve të vogla, kishte disa dyer të metalit të hapura dhe na thanë ta dërgojmë andej, kishte një veturë të policisë dhe e çuam deri atje – dëshmoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat