Kazani politik në Maqedoni po "zien"

Maqedonia

Kazani politik në Maqedoni po "zien"

Më: 19 mars 2018 Në ora: 15:30
Ilustrim

Kazani politik në Maqedoni po "zien" dhe në vëzhdimësi produkt i tij kanë qenë "melmesat" e dëmshme për shqiptarët, thonë analistët për Zhurnal.

"Kazani politik në Maqedoni zien e gurgullon vazhdimisht dhe produkt i tij çdoher kanë qenë "melmesat" e dëmshme për shqiptarët. Ai "kazan" ka prodhura të gjitha rastet e montuara ndaj shqiptarëve, përfshi Monstrën, Sopotin e së fundmi edhe Kumanovën, e deri te liria për vrasësin e katër vjeçarit Almir Aliu, Boban Iliç. Që nga vitet e 90 ky "kazan" politik është kujdesur të vështërsoj jetën e shqiptarëve, pasi ashtu siç po kundërshtohet sot Ligji për Gjuhët, dikur u kundërshtuan paralelet e arsimit të mesëm në gjuhën shqipe, pastaj fakulteti petagogjik, e dikur edhe Universiteti i Tetovës", thotë për Zhurnal, Naim Sinani, analist. 

Sipas tij, për të gjitha këto u protestua me moton "dhoma gazi për shqiptar" apo "vdekje për shqiptar". 

"Fatkeqësisht motoja edhe sot është e njejt, pasi kazani politik mbetet i njejt. E pjesë të fajit bart edhe politika shqiptare, e cila ka pranuar të jetë pjesë e atij kazani edhe kur janë zier "ushqime" të tmerrshme për shqiptarët. Kjo politikë na ka sjellur në situatë që të tjerëve u takon ta hanë mishin, e ne duhet të kënaqemi me lëpirjen e eshtrave. Edhe në rastin konkret po bëhet "nami" pse u zgjerua pak përdorimi i gjuhës shqipe në institucione, edhe pse shqipja do të duhej të ishte hiq më pak se e barabart me maqedonishtën. Pabarazia gjuhësore, paraqet pabarazinë e shqiptarëve edhe në sferat tjera të jetës. P.Sh, a i interesin "kazanit" politik në çfar objeitesh shkollore mësojnë nxënësit shqiptar dhe nga sa nxënës numron një klasë? A i intereson për përmbajtjen e teksteve shkollore,  apo në çfar sallash mbajnë orën e edukatës fizike? Dhe kur jemi te sporti, a i intereson kujt se si sillen federatat sportive me klubet shqiptare? Pse numri i referëve shqiptar në futboll, basketboll, apo sportet tjera është simboluk? Pra diskriminimi i fëmijëve shqiptar fillon që në bankat shkollore, sepse kështu dëshiron "kazani" politik, i cili ia ka dalur ta bëj pikë e pesë edhe opozitën shqiptare, me qëllimin e vetëm që të vazhdoj të gatuajë qetë politikat antishqiptare", nënvizoi Sinani.

Nga ana tjetër, historiani Arben Llalla vlerëson se kazani politik në Maqedoni është shumë prezent dhe kudo, madje edhe në maja të politikës.

"Po ka ,,Kazan,, politik, sepse nëse sdo kishte Kazan Politikë atëhere MO do të ishte realizuar më 2004 ose maksimumi deri më 2006. Kazani Politikë shihet edhe tek punësimet e drejtoritë që bëhen në bazë të librezës politike dhe jo meritës së suksesit. Pa shihni në krye të partive politike janë njerzi e pa shkolluar me meritë, por i kanë blerë diplomat. Ky quhet Kazan Politikë", vlerëson për Zhurnal, Arben Llalla, historian.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat