Buka në Maqedoni me kripësi më të lartë në botë

Maqedonia

Buka në Maqedoni me kripësi më të lartë në botë

Më: 19 mars 2018 Në ora: 18:46
Foto: Buka

Një hulumtim i Aksionit Botëror për Kripën dhe Shëndetin (WASH) tregoi se disa bukë përmbajnë kripë në sasi të afërt me atë të ujit të detit.

Sipas kësaj, shkalla më e lartë e kripës në bukë është ajo e Maqedonisë, me 1,42 gram në çdo 100 gramë.

WASH, hulumtimin e bërë në partneritet me Universitetin Queen Mary të Londrës, ku është hulumtuar përmbajtja e bukës si një burim i rëndësishëm i ushqimit, e publokoi në ueb faqen e saj.

Në hulumtim janë ekzaminuar sasitë e kripës në mbi dy mijë lloje të bukëve në 32 shtete të ndryshme.

Shkalla më e lartë e kripësisë sipas shteteve është në bukën e bardhë të prodhuar në Maqedoni, e cila posedon 1,42 gram kripë në çdo 100 gram, ndërsa ajo e Kinës me 0, 65 gram kripë në çdo 100 gramë është me kripësi më të ulët.

Më së shumti kripë është gjetur në një lloj buke të prodhuar në Kanada, e cila ka 2,65 gramë kripë në çdo 100 gramë. Kjo sasi është tjetet e afërt me atë në ujin e detit, ku në çdo 100 gram ka 3,5 gram kripë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron që konsumi ditor i kripës te personat e rritur nuk duhet të kalojë mbi 5 gramë në ditë, ndërsa tek ata nën shtatë vjeç nuk duhet të kalojë mbi 2 gramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat