Sugarevski kërkon trup të veçantë për sigurinë në trafik

Maqedonia

Sugarevski kërkon trup të veçantë për sigurinë në trafik

Më: 19 mars 2018 Në ora: 19:43
Sugarevski

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve i ka propozuar Qeverisë të formojë trup të posaçëm ekzekutiv me të cilin do të përmirësohet siguria në trafik dhe do të ulet numri i fatkeqësive me pasoja fatale.

Detyra e trupit do të ishte që t’i detektojë të gjitha pikat kritike nëpër autostradat dhe të propozojë masa. Mesatarisht në vend gjatë vitit jetën e humbin prej 160 deri 200 persona, por se ky numër është më i lartë pasi në buletinet nuk janë përfshirë personat që kanë ndërtuar jetë në spital si pasojë e aksidentit të trafikut.

Ne së bashku me të gjitha organet tjera që do të përfshihen në këtë periudhë gjashtëmujore siç janë Agjencia e Rrugëve Shtetërore, Rrugët e Maqedonisë, Këshilli Republikan për Trafik, do të bëjmë analizë nga e cila do të formohet një trup me kompetenca të qarta, që përmes propozim- ligjit në Qeveri dhe Kuvend, do të miratohet edhe organ i cili do të luftojë që të ulet numri i viktimave nëpër autostrada – deklaroi Goran Sugareski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat