Ministri i Drejtësisë të përfshihet në rastin e Almirit

Maqedonia

Ministri i Drejtësisë të përfshihet në rastin e Almirit

Më: 19 mars 2018 Në ora: 20:28
Ministri i Drejtësisë

Vullneti duhet të jetë ndërnacional për të ndërhyrë sa më shpejtë në këtë proces përmes Ministrisë së Drejtësisë. Në kohën kur këtë ministri e udhëheq kuadro shqiptar, thonë ekspertët e drejtësisë, e njëjta duhet t’i duhet ti drejtohet menjëherë Këshillit Gjyqësor që të bëjë një revizion të plotë të këtij procesi

Ish-prokurori publik dhe ish anëtar i Këshilli të prokurorëve publik, tani avokat Miralem Hasani, për gazetën KOHA, sqaron rrugët ligjore se si mund të vijë deri tek riakualifikimi i veprës penale dhe i akuzuari Boban Iliq të merr dënimin e merituar. Siç thotë avokati Miralem Hasani, korrektor në drejtësi sipas ligjit, në Maqedonia është Gjykata e Apelit, e cila sipas tij edhe në rast se kthen në rishqyrtim në shkallë të parë dhe kjo e fundit nuk e rikuafilikifon veprën penale sipas udhëzimeve të saj, nëse rast ankesë të palës mbrojtës Gjykata e apelit më pas mund ta rikualifikojë vetë aktakuzën dhe të vendosë në mënyrë meritore.

“Sipas Ligjit ka afat 15 ditor që pala mbrojtës apo prokuroria të ankohen ndaj vendimit të shkallës së parë deri tek Gjykata e Apelit. Kjo e fundit  mundet të ndryshojë, të vërtetojë apo në rastin më të mirë mundet të kthej në rishqyrtim lëndën në Shkallë të parë dhe të urdhërojë këtë të fundit që të merr për bazë dëshmitë se nuk japin figurës e veprës penale për të cilën ka pasur aktgjykim më herët për rastin në fjalë. Gjykata e shkalles së parë duhet ta udhëzoje Prokurorinë që të ndryshojë veprën penale. Nëse kjo nuk  e bën atëherë ex-oficio, atë mund ta bëj Gjykata e shkallës së parë, pra të ndryshojë veprën penale dhe të vendosë për dënimin meritor. Në rast se këtë nuk e bën dhe len në fuqi aktgjykimin e shkallës së parë përsëri ka rrugë ligjore përmes ankimit të palës mbrojtës në gjykatën e apelit dhe të kërkoje seance publike. Gjykata e Apelit në këtë rast mund të ndryshojë figurën e veprës penale dhe të vendose vetë për dënimin. Pas kësaj nëse pala tjetër ankohet lënda shkon në Gjykatën supreme. Kjo gjykatë me automatizon  bëhet gjykatë e shkallës së dytë ndërsa Gjykata e apelit bëhet gjykatë e shkallës së parë dhe Gjykata e shkallës së parë më nuk ekziston në procedurë pra bie. Gjykata Supreme lëshohet në vlerësimin e aktgjykimit të shkallë së dytë dhe vendosë në mënyrë meritore”, thotë për gazetën KOHA avokati Miralem Hasani.
Profesori Universitar, Bashkim Selmani, pajtohet me avokatin  Miralem Hasani, se rrugët ligjore janë të hapura për të reviduar aktgjykimin për rastin e Almirit, por kjo thotë mund të zgjas shumë, me muaj të tërë, në kohën kur vrasësi është në liri. Profesori Selmani thotë për KOHA se vullneti duhet të jetë ndërnacional për të ndërhyrë sa më shpejtë në këtë proces përmes Ministrisë së Drejtësisë. Në kohën kur këtë ministri e udhëheq kuadro shqiptar, sipas Selmanit, e njëjta duhet t’i duhet ti drejtohet menjëherë Këshillit Gjyqësor që të bëjë një revizion të plotë të këtij procesi.
“Dakord me rrugët ligjore që mundësojnë dhe rikualifikimin e veprës penale, por kjo mund të zgjas më muaj të tërë në kohën kur vrasësi është në liri dhe kur dihet si shkon puna tek gjykatat tona. Në rrugën më të mirë duhet të kemi vullnet ndërnacional përmes veprimit të Ministrisë së Drejtësisë kur kemi ministrin  shqiptar. Kjo ministri duhet të  kërkoj Këshillit Gjyqësor të bëj një revizion të plotë procesit të deritashëm gjyqësor dhe  të nxjerr në pah të gjitha dëshmitë dhe faktet për të akuzuarin Iliq duke kërkuar përgjegjësi penale ndaj atyre prokurorëve dhe gjykatësve që vepruan në atë mënyrë dhe rasti menjëherë të kthehet në rishqyrtim”, thotë profesori Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat