Ndryshimet në Ligjin për Kujdes shëndetësorë shënojnë ngecje

Maqedonia

Ndryshimet në Ligjin për Kujdes shëndetësorë shënojnë ngecje

Më: 20 mars 2018 Në ora: 09:34
Ilustrim

Reformat në ligjin për kujdes Shëndetësor shënojnë ngecje, kështu shprehen nga shoqatat e shumta të cilat janë pjesë e grupeve punuese, të cilat përgatisin ndryshimet në Ligjin për kujdes shëndetësorë. Nga shoqata “Enigma” e cila në ministrinë e Shëndetësisë ka dorëzuar 30 kërkesa për ndryshimin e akteve ligjore dhe nënligjore, shprehen të revoltuar me këtë gjendje, ngase për katër muaj resht grupet e punës nuk kanë qenë fare aktive. Ata kërkojnë nga ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe që të intensifikojë punën për sjelljen e këtyre ndryshimeve ligjore me qëllim që pacientëve të ju sigurohen kushte më të mira.

"Deri më tani ne si iniciativë, nuk kemi informacione nëse në Ministrinë e Shëndetësisë po ndodh diçka lidhur me kërkesat tona për ndryshime ligjore dhe nënligjore. Katër muaj kanë kaluar që kur është mbajtur mbledhja e parë iniciative, grupet e punës, ku patëm dhe përfaqësuesin e shoqatës sonë, menjëherë pas takimit i dorëzuam intervenimet që duhen bërë, si dokumente për barëra. Katër muaj kaluan në atë plan akcional jemi vonë të gjithë, jo vetëm ministria e Shëndetësisë, por më së shumti këta persona që i presin ilaçet. Presim takim me ministrin e Shëndetësisë që t’i bisedojmë këta çështje, kohën nuk mundemi ta kthejmë",  u shpreh për Alsat-M, Gjorgji Dimovski, Shoqata “Enigma”.

Ndryshe nga kjo, nga Ministria e Shëndetësisë shprehen se ndryshimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore janë përgatitur dhe së shpejti do të kalojnë filtrin qeveritarë për tu gjendur më pas para deputetëve për miratim.

Ligji për mbrojtje shëndetësore është gati, i njëjti ka hyrë në procedurë Qeveritare dhe pritet që gjatë periudhës që vjen të miratohet nga ana e Qeverisë dhe të hyjë në Procedurë Parlamentare – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshimet në Ligjin për mbrojtje Shëndetësore u inicuan që me ardhjen e ish ministrit të Shëndetësisë Taravari, i cili formoi grupet e punës dhe realizoi disa takime me to. Ndryshimet ligjore erdhën si pasojë e protestave të shumta të përfaqësuesve të sektorit civil, të cilët kanë kritikuar ashpër Ligjin ekzistues për mbrojtje shëndetësore. Ndër ndryshimet e parapara në Ligj parashihet edhe eliminimi i postit “drejtor ekonomik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat