Osmani: Ekziston potencial për avancimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Ukrainës

Maqedonia

Osmani: Ekziston potencial për avancimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Ukrainës

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:05
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane mbajti takim me Ambasadoren e Ukrainës në vendin tonë, Natalija Zadorozhnjuk.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Ukrainës janë të mira, duke potencuar se dy vendet njëra tjetrën e shohin si mik të sinqertë, që kanë aspirata të përbashkëta euro- atlantike.

Lidhur me perspektivat evropiane, Zëvendëskryeministri Osmani potencoi se Qeveria mbetet e përkushtuar në Agjendën evropiane dhe se me përkushtim punon në reforma, me qëllim të shfrytëzimit të valës së re pozitive të BE-së në favor të zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në drejtim të marrëdhënieve pozitive të ndërsjella, Osmani potencoi se Maqedonia i qëndron në dispozicion Ukrainës për shpërndarjen e përvojës sonë shumëvjeçare në Procesin për stabilizim dhe asociim.

Gjatë bisedës bashkëbiseduesit bashkërisht u zotuan për avancimin veçanërisht të bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimit tregtar dhe vëllimit të investimeve, duke pasur parasysh se shkëmbimi i tanishëm është larg nga potencialet e bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat