Protesta në Prilep dhe Shtip kundër gjuhës shqipe

Maqedonia

Protesta në Prilep dhe Shtip kundër gjuhës shqipe

Më: 21 mars 2018 Në ora: 10:08
Protesta në Prilep dhe Shtip

Protesta kundër miratimit të ligjit për gjuhën shqipe u mbajtën mbrëmë nga grupe të vogla edhe në Shtip dhe Prilep. Protestuesit apeluan që të mos lejohet zyrtarizimi i gjuhës shqipe, ndërsa kërkuan që presidenti Gjorgje Ivanov të mos e nënshkruaj ligjin. Ata po ashtu bënë thirrje edhe kundër ndryshimit të emrit. Protesta të ngjajshme u mbajtën edhe në Prilep, ku dhjetëra qytetarë shprehën revoltë kundër gjuhës shqipe dhe apeluan që të mos pranohet kurrë ligji që e zyrtarizon ate. Protestuesit kanë theksuar se disa nga qytetarët që ditëve të fundit kanë protestuar para shtëpive të deputetëve të LSDM janë thirrur në biseda informative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat