Vdekjet e foshnjave, ekspertë të huaj do hlumtojnë në spitalet e Maqedonisë

Maqedonia

Vdekjet e foshnjave, ekspertë të huaj do hlumtojnë në spitalet e Maqedonisë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:37
Ilustrim

Ekipet e ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të fillojnë të vizitojnë maternitetet në vendin tonë për të përcaktuar se si punojnë ato dhe arsyet e vdekjes së foshnjave, shkruan gazeta Veçer.

Kjo do të na mundësojë të dimë se në cilin institucion shëndetësor cili problem mund të trajtohet me sukses në bazë të kritereve të përshtatshme. Një maternitet, që të akreditohet në përputhje me standardet botërore, nuk mjafton që të ketë vetëm gjinekologë, por është e nevojshme që të kenë neonatologë dhe anesteziologë. Ne duam të krijojmë një sistem të organizuar dhe të integruar si dhe të ketë kushte që do të garantojnë cilësinë e shërbimit shëndetësor, njofton ministri Venko Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat