Osmani: të shfrytëzohen gjitha mekanizmat për avancimin e absorbimit të mjeteve nga fondet IPA

Maqedonia

Osmani: të shfrytëzohen gjitha mekanizmat për avancimin e absorbimit të mjeteve nga fondet IPA

Më: 21 mars 2018 Në ora: 14:18
Foto nga takimi


Sot, në Klubin e deputetëve u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Monitorues Sektorial për konkurrencë, inovacion dhe bujqësi me të cilën kryesoi Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në rolin e koordinatorit Nacional të IPA-s dhe shefi i njësisë për bashkëpunim pran Delegacionit të Bashkimit Evropian, Nikola Bertolini.
 
Komiteti monitorues sektorial është vendosur si trup ad-hok për ndjekjen e progresit në zbatimin e programeve Akcionale për konkurrencë dhe inovacione të financuara përmes IPA 2014 dhe 2016 dhe Dokumenti Akcional për bujqësi dhe sigurisë ushqimore, veterinë dhe politikë fitosanitare financuar përmes IPA 2015.

Qëllimi i këtyre mbledhjeve është pas diskutimit të progresit për zbatimin e programeve, përmes dialogut të anëtarëve për të dakorduar rekomandime për përmirësimin e zbatimit të programeve akcionale në periudhën e ardhshme.
 
Zëvendëskryeministri Osmani, përshëndeti vendosjen e këtij Komiteti sektorial monitorues dhe theksoi se rezultatet e para për shfrytëzimin e IPA 2 do të dalin pikërisht nga shfrytëzimi i tre programeve Akcionale në këtë sektor.
 
“Duhet ti shfrytëzojmë gjitha mundësitë që i kemi në dispozicion për ta avancuar absorbimin e mjeteve nga IPA” theksoi Osmani.
 
Ai në këtë drejtim potencoi se monitorimi i forcuar në periudhën e ardhshme, deri në fund të vitit 2018, duhet të ndihmojë në realizimin e shkallës më të lartë të absorbimit të mjeteve të alokuara për këta nën-sektorë.
 
Në takim pjesëmarrës ishin përfaqësues në kabinetit të Zëvendëskryetarit të Qeverisë, përgjegjës për Çështje Ekonomike dhe koordinim me resorë ekonomike në rolin e koordinatorit të sektorit të konkurrencës dhe inovacioneve, përfaqësues të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe të Ujërave, përfaqësues të Sekretariatit për Çështje Evropiane, Delegacioni i BE-së dhe donatorëve si dhe përfaqësues të katër dhomave të tregtisë në RM.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat