Memeti: Shqipja ishte zyrtare me Kushtetutën e vitit 1974

Maqedonia

Memeti: Shqipja ishte zyrtare me Kushtetutën e vitit 1974

Më: 21 mars 2018 Në ora: 17:31
Abdulla Memeti

Për analistin politik, Abdulla Memeti, veprimet e presidentit Ivanov janë të pritshme, ndërsa gjuha shqipe ka qenë zyrtare që në Ish-federatën Jugosllave. Ai këto komente i ka bërë në emisionin "Argument". 
“Gjuha shqipe ka qenë zyrtare me kushtetutën e vitit 1974 në nivel të Federatës Jugosllave dhe edhe me miratimin e këtij ligji ne jemi shumë larg nga këto standarde.

Ashtu siç parasheh ligji aktual, ne jemi ende nën standardin e asaj që ka qenë e përcaktuar, e rregulluar me kushtetutën e vitit 74 edhe në nivel fedarativ të Kushtetutës së atëhershme jugosllave të shtetit të përbashkët edhe në nivel të Kushtetutës së Maqedonisë”,- deklaroi analisti politik, Abdulla Memeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat