BDI: Dorëheqja e Ministrit Saliu, akt i larte moral dhe politik

Maqedonia

BDI: Dorëheqja e Ministrit Saliu, akt i larte moral dhe politik

Më: 21 mars 2018 Në ora: 18:47
Bilen Salij

Bashkimi Demokratik për Integrim, mohon zërat se dorëheqja e ministrit të drejtësisë Bilen Saliji, që vjen nga radhët e BDI-së të ketë si prapavijë rikonstruimin e qeverisë dhe zgjerimin e shumicës parlamentare. Sipas tyre dorëheqja është akt i lartë moral dhe politik. Ndërkohë nga LSDM-ja përshëndesin por nuk komentojnë dorëheqjen e Salijit.

“Dorëheqja e Ministrit Saliu është një akt i larte moral dhe politik, akt i cili siç tha vetë ai ka për qellim sensibilizimin e shoqërisë ne përgjithësi dhe gjyqësorit në veçanti, se e drejta selektive është burim i padrejtësisë dhe nuk ka më vend në shoqërinë tonë. Qeveria ka humbur një punëtor dhe frymëzues te zellshëm ne reformimin e gjyqësorit në kuadër te planit 369. Gjithashtu demantojmë spekulimet se i njëjti ka qene pjese e planifikimeve për ndryshime ne qeveri, përkundrazi poziciononi tij ka qene i padiskutueshëm për shkak te rezultateve ne implementimin e strategjisë për reforma ne gjyqësor”, thanë nga BDI.

Edhe vetë ministri mohon se dorëheqja e tij i paraprinë paralajmërimeve të kryeministrit Zoran Zaev për rikonstruim të Qeverisë dhe zgjerim të shumicës parlamentare. Saliji shton se nuk është përgjegjësi e tij të komentojnë nëse dikasteri i mbetet ose jo BDI-së.

Për këto vendos lideri i BDI-së bashkë me partnerët e koalicionit, kështu që pyetjen adresoni atje. Në pamundësi dhe mungesë të kompetencave të ministrit të Drejtësisë që drejtpërdrejtë të ndërhyjë në punën e Prokurorisë dhe organeve të tjera gjyqësore, unë e vlerësova si të nevojshëm aktin e tillë i cili është vetëm moral dhe personal – deklaroi Bilen Saliji, Ministër i Drejtësisë.

Saliji ditë më parë nga Qeveria njoftoi dorëheqjen e tij për shkak të, sic theksoi obligimit moral që e ndjenë pas rikualifikimit të veprës në rastin e Almir Aliut nga “vrasje” në “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”. Megjithatë dorëheqja e tij në opinion u cilësua si jo e sinqertë për faktin se vjen para rikonstruimit të paralajmëruara tashmë disa muaj nga kryeministri Zaev. Këto zëra i mohon edhe Qeveria e cila thotë se për rikonstruimin do të prononcohet kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat