Gruevski: Zaev më mirë mos udhëton, do të kursen më shumë para

Maqedonia

Gruevski: Zaev më mirë mos udhëton, do të kursen më shumë para

Më: 21 mars 2018 Në ora: 18:47
ish-kryeministri Nikolla Gruevski

LSDM-ja është më mirë të mos udhëtojë fare, që të mos bëjë shpenzime, do të shpenzojë shumë më shumë para sesa kur bëjnë udhëtime zyrtare, ka theksuar sot ish-kryeministri Nikolla Gruevski duke komentuar të dhënat e deklaruara nga ana e Qevrisë së Republikës së Maqedonisë për shpenzimet e kryera deri më tani.

"Politikanët kur udhetojnë, udhetojnë me qëllime të caktuara, ndërsa unë gjithënjë kur kam udhëtuar kam pasur një qëllim të caktuar. Nga ajo që mund të shoh, LSDM dhe Zoran Zaev shumë pak udhëtojnë nga ajo që kemi udhëtuar ne, shohim se nuk ka asnjë efekt nga udhëtimet e tyre", ka theksuar Gruevski dhe ka shtuar se ai kur ka udhëtuar si kryeministër ka pasur shumë udhëtime ekonomike nga të cilat janë tërhequr për të investuar në Maqedoni shumë investitorë.

Sipas tij, analizën që e ka bërë Qeveria e Zaevit ka treguar se nëse vazhdojnë kështu për 11 vjet do të shpenzojnë 8 milion denarë dhe më ju rekomandojë që mos udhëtojnë fare që të kursejnë 16 milionë denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat