Policia e Maqedonisë kërkon nga qytetarët ndihmë për të identifikuar një kufomë

Maqedonia

Policia e Maqedonisë kërkon nga qytetarët ndihmë për të identifikuar një kufomë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 22:20
Ilustrim

Policia e Maqedonisë, respektivisht, Sektori për Punë të Brendshme në Veles kërkon nga qytetarët e kësaj rrethine që të paraqiten në këtë institucion për të identifikuar kufomën e gjetur rreth autostradës Veles-Shkup.

Bëhet fjalë për një kufomë që është gjetur më 13 mars dhe trupi i pajetë është mashkull, i gjatë rreth 170 centimetra.

”Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Velesit dhe rrethinës që të paraqiten tek stacioni i policisë për të identifikuar kufomën. Kjo vlenë për qytetarë që ditëve të fundit kanë paraqitur persona të familjes së tyre si të humbur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat