Teodorakis: Dëshirojmë zgjidhje të kontestit me emrin, por me kushte të caktuara

Maqedonia

Teodorakis: Dëshirojmë zgjidhje të kontestit me emrin, por me kushte të caktuara

Më: 22 mars 2018 Në ora: 14:51
Foto ilustruese

Emër i përbërë për përdorim të përgjithshëm, por edhe fshirje të “frymës agresive ndaj grekëve” nga Kushtetuta, tekstet shkollore dhe jeta e përditshme në vendin fqinj, janë pozicionet e liderit të partisë “Reka”, Stavros Teodorakis për çështjen e emrit.

Në intervistën për televizionin “Skaj” Teodorakis thotë se partia e tij, si dhe Lëvizja për Ndryshime, në të cilën janë anëtarë Reka, së bashku me PASOK-un, dëshirojnë të zgjidhet problemi, “sepse nuk është aq i madh sesa e paraqesin”. Megjithatë, ai vendos edhe parakushte të caktuara për zgjidhje.

“Emër të përbërë për përdorim të përgjithshëm, paralelisht me detyrime konkrete nga fqinjët tanë se do të ketë fshirje të Kushtetutës së tyre edhe në tekste shkollore. Insistoj shumë në tekstet shkollore sepse ata e ndërtojnë vetëdijen, se nga përditshmëria e tyre, nga kultura e tyre, do të fshihet ajo frymë agresive ndaj grekëve dhe ndaj Maqedonisë greke”, thotë Teodorakis për “Skaj”.

Lideri i Rekës refuzoi drejtpërdrejt të përgjigjet si do të jetë pozicioni nëse marrëveshja vjen në Parlamentin grek. Votimi, sipas tij, do të varet nga vetë propozimi dhe çfarë saktë do të përmbajë, fjalë për fjale, 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat