Pavlopulos tregon kushtet që duhet plotësuar Maqedonia për anëtarësim në NATO dhe BE

Maqedonia

Pavlopulos tregon kushtet që duhet plotësuar Maqedonia për anëtarësim në NATO dhe BE

Më: 22 mars 2018 Në ora: 15:10
Prokopis Pavlopulos

Zgjidhja e emrit me garanci të nevojshme për çrrënjosje të irredentizmit dhe revizioni i Kushtetutës janë parakushtet që duhet të plotësohen që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s, konsideron presidenti grek Prokopis Pavlopulos.

Ai edhe një herë i përsëriti pozicionet e tiji në çështjen për emrin, kësaj radhe përmes mesazhit për grekët e diasporës me rastin e festës nacionale 25 marsi, 

“Ne e mbështesim integrimin e IRJM-së në NATO dhe në BE. Por kjo, për shkak të respektimit të historisë, të drejtës ndërkombëtare dhe legjislativës evropiane kërkon zgjidhje paraprake të emrit, e cila do t’i mbajë garancitë e nevojshme për çrrënjosje të irredentizmit. Sipas kësaj, ekziston një mënyrë që të shkojë përpara integrimi i IRJM-së në NATO dhe BE: E para, revizion paraprak i Kushtetutës së saj, diçka që do ta shënojë edhe respektin që e tregojnë Greqia, Bashkimi Evropian dhe NATO drejt sistemit të saj juridik dhe sundimit të drejtësisë. Dhe e dyta, marrëveshja do t’i përfshijë të gjitha garancitë për eliminimin e irredentizmit që e përmenda”, shkruan Pavlopulos, ndërsa përveç për Maqedoninë mesazhe dërgoi edhe për Turqinë, ndërsa e përmendi edhe çështjen qipriote.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat