Osmani: Ndihma franceze është optimizëm për zgjerim

Maqedonia

Osmani: Ndihma franceze është optimizëm për zgjerim

Më: 22 mars 2018 Në ora: 18:14
Bujar Osmani

Zv.kryeministri i Maqedonisë për integrime evropiane, Bujar Osmani është takuar sot me zyrtarë të Francës dhe deputeten e këtij shteti, Liljana Tangi duke thënë se ndihma nga Franca është shumë e rëndësishme.

”Franca është një ndër faktorët kryesorë në Bashkimin Evropian dhe ka rol të rëndësishëm në zgjerimin e kësaj shoqërie” tha Osmani.

Tangi, nga ana tjetër e përshëndeti rrugëtimin e Maqedonisë dhe zbatimin e reformave në vend.

Edhe Osmani edhe Tangi u pajtuan se grupi i deputetëve të Francës dhe Maqedonisë duhet të intesifikojnë bashkëpunimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat