Xhaferi: Ivanov e ka detyrim nga Kushtetuta që ta nënshkruajë Ligjin për gjuhët

Maqedonia

Xhaferi: Ivanov e ka detyrim nga Kushtetuta që ta nënshkruajë Ligjin për gjuhët

Më: 22 mars 2018 Në ora: 21:58
Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferit sot në emisioni ”Samo Vistina” në Kanal 5 ka thënë se Gjorge Ivanov e ka detyrim Kushtetues që të nënshkruajë Ligjin për gjuhët.

”Pas leximit të parë, presidenti e ndaloi kalimin e Ligjit për gjuhët. Kur shumica parlamentare e ka siguruar shumicën e votave, atëherë ai nuk duhet të hezitojë që të nënshkruaj të njejtin ligj. Ai këtë e ka detyrim kushtetues” tha mes tjerash Talat Xhaferi.

Përndryshe, Ligji për gjuhët duhet të nënshkruaj ligjin në fjalë, pra sot është afati i fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat