Koxijas pritet me protesta dhe brohoritje në Shkup

Maqedonia

Koxijas pritet me protesta dhe brohoritje në Shkup

Më: 23 mars 2018 Në ora: 11:56
Protesta dhe brohoritje në Shkup

Me protesta dhe brohoritje kundër ndryshimit të emrit shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias, i filloi takimet sot në Shkup.

Para Ministrisë së Punëve të Jashtme ku Koxijas filloi agjendën e ngjeshur të takimeve me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, ishin tubuar një grup qytetarësh me flamuj dhe pankarta në duar. Porositë e protestuesve që bien në sy janë: “Maqedonia është e maqedonasve”, “Ndal diskriminimit ndaj maqedonasve”, Greqi respekto të drejtat elementare të njerëzve”, ” Ndal holokaustit ndaj maqedonasve”, etj.

Bëhet e ditur se organizator të protestave janë ”Të gjithë për Maqedoni të përbashkët” ku bëjnë pjesë disa organizata nacionaliste që mbrojnë identitetin e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat