Kotzias: Kompromis do të thotë se palët duhet të japin atë çka duhet dhe nuk mund të marrin atë çka e kanë në kokë

Maqedonia

Kotzias: Kompromis do të thotë se palët duhet të japin atë çka duhet dhe nuk mund të marrin atë çka e kanë në kokë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 12:28
Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov

Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov sot pas takimit në Shkup kanë mbajtë konferencë për shtyp ku kanë shprehur gatishmëri për zgjidhje të kapshme për dy palët, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Mundohemi të ndërtojmë besim mes dy vendeve, edhe pse ka paragjykime. Nga dy anët ka dëshirë për të gjetur zgjidhje që do të hap rrugë për të ardhmen. Nuk ndihmojnë sulmet e dy palëve. Javën e ardhshme do të hapim këtë temë edhe me negociatorin Niemetz. Nëse duhet, do të takohemi edhe herë tjera” tha Nikolla Dimitrov.

”Jam i lumtur që jam këtu, në shtetin fqinj. Ashtu si premtova, erdha pas ndërrimit të emrit të aeroportit, për të vazhduar rrugëtimin tonë drejtë BE-së. Besoj në bashkëpunimin tonë për të ardhmen. Besoj se do t’i zgjidhim problemet që nuk i krijuam ne. Komunikimi, stabiliteti dhe bashkëpunimi do të mundësojë në zhvillimin e dy shteteve. Besoj se pengesat politike do të largohen. Jam i lumtur se do të takohem edhe me liderët e shtetit. Dua të them se në politikën e jashtme ka ndonjëherë edhe kritika. Pastaj ka sfida që zgjidhen dhe ka lëvdata. Ne, të gjithë jemi të detyruar të gjejmë zgjidhje. Përveç mendimit të publikut, ne kemi detyrime që për qytetarët të gjejmë zgjidhje. Rajoni duhet të futet në BE dhe ne jemi këtu për të ndihmuar. Greqia do kompromis dhe kjo do të thotë se palët duhet të japin atë çka duhet dhe nuk mund të marrin atë çka e kanë në kokë. Shteti juaj është shtet mik për ne dhe për këtë duhet të ulemi për të gjetur gjuhë të përbashkët” tha Kotzias.

Kotzias dhe Dimitrov folën edhe me gazetarët, duke u përgjigjur në pyetje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat