Osmani-Koxias: Ndërtimi i besimit të rezultojë me mbylljen e çështjeve të hapura

Maqedonia

Osmani-Koxias: Ndërtimi i besimit të rezultojë me mbylljen e çështjeve të hapura

Më: 23 mars 2018 Në ora: 15:58
Pamje nga takimi

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, përgjegjës për çështje evropiane, Bujar Osmani, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane mbajti takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, i cili ndodhet në vend për vizitë pune.

Të dy kanë biseduar për progresin në bashkëpunimin e ndërsjellë, aktivitetet e dy vendeve në avancimin e komunikimit, si dhe masat e ndërtimit të besimit mes dy vendeve.

“Kemi progres të madh në komunikim mes dy vendeve, e cila çon deri në rritjen e besimit mes dy vendeve, si dhe në përgjithësi, rritjen e besimit mes dy shoqërive”, theksoi Osmani, duke shprehur shpresën se e njëjta shpejti do të rezultojë edhe në tejkalimin e çështjeve të hapura.

Osmani, siç kumtoi SÇE shprehu shpresën se periudha që pason do të forcojë masat e ndërtimit të besimit në të gjitha sferat: ekonomi, kulturë, arsim, ekologji, bashkëpunimi ndërkufitar, energjetik, transport etj., me të cilin krahas ndërtimit të besimit mes shoqërive, qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë do ti ndjejnë përfitimet nga ky bashkëpunim.

Zëvendëskryeministri në këtë kontekst theksoi kënaqësi nga fillimi i suksesshëm i implementimit të masave për besim, si që është tejkalimi i vendit në fazën e dytë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim, si dhe qasjen deri te rajoni Adriatik-Jon.

Osmani theks të veçantë i vuri edhe bashkëpunimit dypalësh mes Maqedonisë dhe Greqisë, që është e rëndësisë së veçantë në pjesën e shfrytëzimit të mjeteve të IPA-s në projektet e bashkëpunimit ndërkufitar, si dhe bashkëpunim në kuadër të tuining projektit dhe instrumentit TAEKS.

Dy bashkëbiseduesit ranë dakord se integrimet euro- atlantike të vendit janë alternativë e vetme të cilat do të përforcojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, si dhe të mbetet komunikimi mes dy vendeve me dialog të hapur për partneritet, shtohet në kumtesën e SÇE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat