Zbulohet skandal i madh në Kumanovë

Maqedonia

Zbulohet skandal i madh në Kumanovë

Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:03
ilustrim

Sektori për punë të brendshme në Kumanovë ka ngritur padi penale kundër ish drejtorit të shkollës “Naim Frashëri” në Kumanovë me iniciale I.A. (61) për vepër të kryer penale “nxitje” lidhur me “keqpërdorimin e pozitës zyrtare” dhe vepër të vazhdueshme penale “përdorim i dokumentit me përmbajtje jo të vërtetë”. SPB ka ngritur padi edhe kundër personi Z.K. (51) nga Shkupi për vepër penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “falsifikim të dokumentacionit”, shkruan Fokus.

Gjatë vitit 2010, I.A. duke ofruar një hsumë të caktuar parash e ka nxitur të pandehurin e dytë Z.K., i cili në atë kohë ka punuar si referent për Çështje Studentore në Fakultetin Pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, që t’i japë vërtetim për nivelin e kryer shkollor VII/1 në fakultetin pedagogjik.

Në këtë mënyrë, i pandehuri i dytë e ka regjistruar të pandehurin e parë në ciklin e parë të studimeve për vitin shkollor 2010/2011, e pastaj më datë 06.10.2010, pa i dhënë i pandehuri i parë provimet programore dhe pa paguar mjetet financiare për provime semestre në buxhetin e RM-së, i ka përgatitur vërtetim të falsifikuar për nivel të kryer shkollor të shkallës VII/1, me ç’rast e ka dëmtuar buxhetin.

Më pas, i pandehuri i parë në periudhën kohore nga 16.06.2011 deri më 03.01.2015 e ka përdorur vërtetimin nga Fakulteti Pedagogjik gjatë emërimit për drejtor në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë.

Në periudhën kohore nga 30.01.2017 deri më 25.12.2017 I.A. sërish e ka përdorur vërtetimin për angazhim përmes APV ARBEIT DE Shkup, kurse në periudhën kohore nga 03.01.2018 deri sot për t’u punësuar në Komunën e Kumanovës, duke realizuar të ardhura personale. Në vlerën e atyre të ardhurave e ka dëmtuar buxhetin e RM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat