Maqedoni, shënon rënie numri i të prekurve nga tuberkulozi

Maqedonia

Maqedoni, shënon rënie numri i të prekurve nga tuberkulozi

Më: 23 mars 2018 Në ora: 17:27
Ilustrim

Në Maqedonia dhjetë vitet e fundit në vazhdimësi është shënuar rënie e numrit të të sëmurëve nga tuberkulozi. Gjithashtu rënie ka shënuar edhe numri i vdekshmërisë nga kjo sëmundje.

Gjatë vitit 2017 janë regjistruar shtatë raste të reja të vdekjes së pacientëve nga kjo sëmundje, numër ky i cili është dukshëm më i vogël nga viti 2016 gjatë së cilit janë regjistruar gjithsej 21 raste të vdekjes.

Nga Shoqata e pneumatologëve të Maqedonisë thonë se mosha më e prekur nga kjo sëmundje janë nga 35-44 vjeç.

Për momentin në Klinikën për sëmundje të mushkërive dhe tuberkulozit trajtohen 53 pacientë. Më të prekur nga kjo sëmundje rezultojnë të jenë meshkujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat