Kocias-Ahmeti: I gjithë Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s

Maqedonia

Kocias-Ahmeti: I gjithë Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s

Më: 23 mars 2018 Në ora: 18:35
Kocias-Ahmeti

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit që pati me ministrin e Jashtëm grek Nikos Kocias i cili gjendet në Shkup nga dita e djeshme, u shpreh se ka qenë një takim shumë i frytshëm dhe se kanë ndarë mendimet se rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të jetojë në paqe, stabilitet siguri dhe se ky rajon duhet të jetë i gjithi pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ahmeti shtoi se duhet të ketë më shumë bashkëpunim për të gjetur zgjidhje të problemeve që ende nuk janë zgjidhur me vendin fqinj, por me vullnetin që kanë të dyja palët, ky problem do të tejkalohet shumë shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat