Xhaferi - Koxias: Maqedonia dhe Greqia kanë bashkëpunim të mirë ekonomik

Maqedonia

Xhaferi - Koxias: Maqedonia dhe Greqia kanë bashkëpunim të mirë ekonomik

Më: 23 mars 2018 Në ora: 19:37
Xhaferi - Koxias

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi,  sot realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, z. Nikos Koxijas, i cili qëndron në vizitë zyrtare në republikën e Maqedonisë. 
 
Në takim ishin të pranishëm deputetët e Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë.
 
Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi për dinamikën e takimeve bilaterale të drejtpërdrejta me Republikën e Greqisë, si edhe për takimet në kuadër të Kombeve të Bashkuara, për gjetjen e zgjidhjes për çështjen që i pengon dy vendet të hyjnë në bashkëpunim më të thellë me dekada. Rezultat i frymës pozitive që u vendos nga kryeministrat e dy vendeve në periudhën e kaluar dhe që është në përgjithësi e pranishme në marrëdhëniet bilaterale është bllokimi i pjesëmarrjes së Republikës së Maqedonisë në Strategjinë Adriatiko - Joniane dhe implementimi i fazës së dytë të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim me BE. Kryetari Xhaferi nënvizoi se anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian është përcaktim i shumicës së të gjithë qytetarëve pa dallim në përkatësinë e tyre etnike dhe fetare dhe se Qeveria aktuale, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe ai personalisht si kryetar, edhe pse të vetëdijshëm për pasojat politike që mund ti kenë në zgjedhjet e ardhshme, janë të vendosur të veprojnë në mënyrë shtetase, ti rrumbullakojmë prioritetet e vendosura të domosdoshme për anëtarësim në këto organizata dhe të investojnë në mënyrë afatgjate në përparimin e marrëdhënieve me të gjithë fqinjët, përfshirë me Republikën e Bullgarisë dhe Republikën e Greqisë. Ai i inkurajoi ministrat në hapat e tyre të ardhshëm për gjetjen e zgjidhjes dhen shprehu gatishmërinë e Kuvendit për ta përkrahur zgjidhjen e tillë.
 
Edhe përskaj marrëdhënieve të ndërlikuar politike, Republika e Maqedonisë dhe Republika e Greqisë kanë bashkëpunim të mirë ekonomik. Greqia është investuesi i katërt më i madh në Republikën e Maqedonisë por ajo që mungon është mospasja e bashkëpunimit bilateral të drejtpërdrejtë me Parlamentin e Republikës së Greqisë, përveç në margjinat e takimeve multilaterale dhe nismave rajonale. Në këtë drejtim, kryetari Xhaferi inicioi takim trelateral ndërmjet parlamenteve të Maqedonisë, Greqisë dhe Shqipërisë, në të cilin takim do të diskutohen mundësitë dhe mënyrat për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar në të gjitha nivelet në të ardhmen.
 
Ministri Koxias, shprehu kënaqësi për takimin e sërishëm me kryetarin Xhaferi në parlament në të cilin siç theksoi ai, po ndodh përparim i madh demokratik dhe falënderoi për mundësinë për këmbim të mendimeve për tema me interes të përbashkët për përparimin e demokracisë në të dyja vendet. Nënvizoi se personalisht do të angazhohet për nismën e kryetarit Xhaferi, për arsye se çështjet që janë lënë në trashëgimi nga e kaluara dhe të cilat i pengojnë që të bashkëpunojnë më afër, i motivojnë të gjejnë zgjidhje të cilat do të sigurojnë bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen. Nevoja për vendosjen e një kornize më të gjerë është e domosdoshme dhe me të do të mundësohen lëvizje dhe procese pozitive ndërmjet dy shteteve për arsye se marrëdhëniet bilaterale për momentin, siç theksoi ai, i ngjajnë një zogu të mbyllur në kafaz dhe i cili nuk mund të fluturojë. Për fat të mirë, njerëzit në të dyja anët e kufijve ndajnë shumë vlera të përbashkëta, tradita dhe zakone dhe ato kërkojnë që politikanët ti vënë problemet në dimensione reale, ndërsa bashkëpunimi i shkëlqyeshëm në shumë fusha si policia dhe mbrojtja, të zgjerohet edhe në arsim, në kulturë, në këmbim të kuadrove dhe ekspertizës ndërmjet qendrave shkencore - kërkimore dhe universiteteve dhe në fusha tjera me prioritet.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat