Pamje të rënda: Vrasja e maturantit Angel Petrovskit në vitin 2014 në Gjorçe Petrov

Maqedonia

Pamje të rënda: Vrasja e maturantit Angel Petrovskit në vitin 2014 në Gjorçe Petrov

Më: 23 mars 2018 Në ora: 19:41
Pamje nga video

Për herë të parë pas 4 vjetëve publikohen disa nga pamjet e rastit “Maturanti”, në të cilin mbeti i vrarë Angel Petkovski. Këto janë momentet e fundit të jetës së 18 vjeçarit. Ai ndërroi jetë në duart e babait të tij, Sashos, më 19 maj të vitit 2014. Plagosja e rëndë me thikë në kraharorë u bë nga moshatari i tij, Naser Eshtrefi, pas një përleshje fizike prapa Spitalit Evropian të syve në Gjorqe Petrov.

Sipas dëshmive të dhëna në Gjykatë, vjedhja e një biçiklete në shtëpinë e Sashos, e bërë nga Naseri rreth orës 17:00, ka pasuar me përndjekjen e tij nga babë e birë, të cilët i kanë bërë pritën tek shëtitorja anës lumit Vardar. Gjyshit i Naserit, Ilmi Nuhishi, thotë se përleshja ka zgjatur 26 sekonda.

“Ai ma kapi për qafe dhe më goditi me grusht mbrapa. Këtë nipi e tha në gjykatë para familjes së tij, qe kur ka bërë të largohet, ai tjetri e ka goditur me shkop në kokë dhe më rrëzuan. Të goditurat pa u ndal. Aty e kuptova që janë babë e birë, se i thoshte godite babi godite. Doja të zgjohesha të iki, por më godisnin. Atëherë ia mora thikën atij, duke e parë vdekjen e sy, e mora thikën duke bërë me dorë përpjetë nga më vinin goditjet. Pa shikuar, herën e dytë e ndjeva se më piku gjaku në duar, dhe ika”, tha Ilmi Nuhishi, gjyshi i Naserit.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se pas konfliktit, Angeli dhe Sasho kthehen tek vetura. Por, nga plaga e marrë Angeli niset nga spitali, kurse Shasho vrapon të kërkoj ndihmë. Ai  bie në tokë, me çka nga gjakderdhja i humb ndjenjat. Tani, gjyshi 72 vjeçar thotë se nipi i tij u vetdorëzua në vendngjarje duke deklaruar se veprën e ka kryer në vetëmbrojtje, duke ia marr thikën Angelit.

“Unë kërkoj drejtësi, pse të mbahet 14 vjet burg! Atë e ka mbyt, por nipit kanë dashur t’ia marrin jetën. Nuk e ka thënë i madhi Zot që t’ia marrin jetën, por shteti ia mori shëndetin me 14 vjet burg.

Ta shohin se djali nuk është fajtor, nuk është ashtu siç e kanë dënuar. Djali me kast nuk e ka bërë, nuk e ka pasur as thikën e vet. Unë kërkoj që rasti të vlerësohet në vetëmbrojtje”, shtoi Gjyshi i Naserit.

Për këtë rast të quajtur “Maturanti”, në procesin gjyqësorë të zhvilluar në më pak se 14 muaj në Gjykatën Themelore të Shkupit, prokurori Darko Jakimovski ngriti akuzën për vrasje ndaj 18 vjeçarit. Kurse, gjykatësi Ilija Trpkov i shqiptoi dënimin me 14 vjet burg, Naser Eshtrefit, i cili mbahet në Burgun e Idrizovës. Lëndën e dorëzuan në shkallë të dytë, por në vendimin gjyqësorë më 18 Shkurt 2016 nga Gjykata e Apelit thuhet se Naserit, i akuzuar për vrasje, nuk i ulet dënimi. Sipas familjarëve rasti është dërguar në Gjykatën Supreme, por prej dy vjetësh as nga shkalla e tretë, ende nuk është marrë një epilog për rastin “Maturanti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat