Delegacion i Kuvendit të Maqedonisë, pjesë e Kuvendit të 138-të të Bashkimit ndër-kuvendor në Gjenevë

Maqedonia

Delegacion i Kuvendit të Maqedonisë, pjesë e Kuvendit të 138-të të Bashkimit ndër-kuvendor në Gjenevë

Më: 24 mars 2018 Në ora: 11:57
Kuvendi i Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi prej sot deri më 28 mars do të mer pjesë në Kuvendin e 138-të të Bashkimit ndër-kuvendor që do të mbahet në Gjenevë.

Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit informojnë se Xhaferi do të kryesojë delegacionin kuvendor, me pjesëmarrës deputetët Tomisllav Tuntev, Jovan Mitrevski, Dimitar Stevananxhija, Rexhail Ismaili, Afrim Gashi, Juliana Nikollova dhe Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit.

Xhaferi do të mbajë fjalim në Kuvendin e Bashkimit ndër-kuvendor, ndërsa janë paralajmëruar edhe takime dypalëshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat