Shapuriq-Kuçuk: PE-ja mbështet Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s

Maqedonia

Shapuriq-Kuçuk: PE-ja mbështet Maqedoninë në rrugën e saj drejt BE-së dhe NATO-s

Më: 24 mars 2018 Në ora: 11:59
Pamje nga takimi

Ministri i angazhuar për rregullativë për përmirësimin e investimeve për ndërmarrje vendore, Zoran Shapuriq, dje realizoi takim me deputetin e Parlamentit Evropian, Ilhan Kuçuk.

Në këtë takim u bisedua për punën që bën Qeveria e Maqedonisë me qëllim të anëtarësimit të vendit në NATO dhe për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Shapuriq poashtu informoi eurodeputetin Kuçuk me aktivitetet dhe sfidat për përmbushjen e agjendës evropiane të vendit.

Kuçuk shprehu kënaqësi që Maqedonia, pas shumë vitesh ngecje, sërish hapëron në rrugën e integrimeve evropiane dhe theksoi se Parlamenti Evropian fuqishëm përkrah Maqedoninë në synimet e saj për anëtarësim në BE dhe NATO dhe tha se këto angazhime do të japin rezultat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat