Padi penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare kundër personit zyrtar të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Maqedonia

Padi penale për keqpërdorim të pozitës zyrtare kundër personit zyrtar të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim

Më: 24 mars 2018 Në ora: 14:03
Ilustrim

Është ngritur padi penale kundër një të punësuare në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim – Shkup për dhënie joligjore të autorizimeve për irëmbajtje dhe servisim të pajisjeve për fikjen e zjarreve dhe servisim të instalimeve të qëndrueshme për zbulim, paraqitje dhe fikje të zjarreve. Ndër të tjera, personi i akuzuar ka dhënë edhe vërtetime për kalim të provimit profesional për më shumë të punësuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga MPB, Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gjevgjeli, deri te Prokuroria themelore publike e Gjevgjelisë, ka dorëzuar padi penale kundër M.H. (47) nga Shkupi, e punësuar si shef i kabinetit të Drejtorisë për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale “keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare”.

Kusht për dhënien e autorizimeve dhe vërtetimeve ka qenë kompensimi me shumë të caktuar të parave, ku një pjesë është transferuar në llogarinë e të dyshuarës dhe pjesa tjetër e dhënë në dorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat