Kreshk Bekteshi, "më zi se komandant Strumica", për 6 muaj harxhon 16 mijë euro në restaurante

Maqedonia

Kreshk Bekteshi, "më zi se komandant Strumica", për 6 muaj harxhon 16 mijë euro në restaurante

Më: 24 mars 2018 Në ora: 15:24
Pamje nga takimi

Opinioni ka nisur të çmendet me publikimin e shpenzimeve të bëra nga ana e kabinetit qeveritarë që u prezantua ditë më parë nga ana e ministrit Robert Poposki e që bien në sy shpenzimet maramendëse të ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

"Pse dikush harxhon gjithësejt vetëm 350 euro e disa koleg të ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi thuajse 14 mijë euro shpenzime edhe atë 12.590 euro për restaurante?", kështu komentojnë në këtë portal. A dinë disa nga ministrat për kufi, për ndershmëri dhe moral atë për të cilën disa ministra kanë mbajtur llogari. Pse disa ministra mund të kenë 0 denarë për restorante që janë jashtë institucioneve qeveritare e disa prej tyre të harxhojnë vetëm 1.351 denarë për restorante në institucione?, komentojnë mes tjerave lidhur me rastin në fjalë.

Ndryshe, për shkak të paaftësisë së ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, komisionin financiarë që duhej ta drejtojë pikërisht ai e ka marrë tashmë në drejtim zv.kryeministri për çështje ekonomike Koço Angjushev.

Po çfarë rëndësi ka ky komision?

Komisioni për sistem ekonomik dhe politikë ekonomike shqyrton propozimet për sjellje të ligjeve, propozim ligjeve dhe akteve të përgjithshme në sferën e ekonomisë dhe politikat zhvillimore, shqyrton prioritetet strategjike dhe masat për realizimin e tyre në zhvillimin ekonomik regjional dhe teknolgjik, energjetik e të ngjajshme, mbron ambientin jetësorë, raportet ekonomike me vendet e jashtme, proceset integruese, urbanizëm, letrat me vlerë sjelljen e ekonomisë marko dhe mikro, sjelljen e buxhetit në qeveri, programin e financimit, punët komunale ndërtimore, turizmin e shumë gjëra të rëndësishme që kanë të bëjnë me ekonominë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. 

E nga dobësia e Kreshnik Bekteshit këtë komision tashmë në drejtim e merr zv.kryeministri Angjushev edhe pse pas shumë vitesh për pak kohë duhej të drejtohet nga një shqiptarë. Nga ky komision qeveritarë Bekteshi ka mundur të kontribojë në investimet që duhet të bëhen në vendbanimet shqiptare dhe se si kryetar komisioni mund të jep dritë jeshile edhe në interes të vendbanimeve shqiptare, e tash me humbjen e këtij posti, ky komision dhe vet zv.kryeministri Angjushev mund të favorizojë investimet vetëm në vendbanimet qëjanë në interes dhe politikë të partisë së tij duke anashkaluar kështu vendbanimet shqiptare.

Ndësa në mbledhjen e parafundit në selinë e BDI-së në Reçicë të vogël pas raportit të ministrave, zv.ministrave, sekretarëve shtetërorë dhe drejtorëve para liderit të BDI-së Ali Ahmeti, Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se ministri i ekonomisë Bekteshi në këtë mbledhje është gjendur në kritika jashtëzakonisht të rënda lidhur me punën e tij që ka bërë deri më tani me theks të veçantë pas humbjes së projektit të madh për rrugët. E pikërisht për humbjen e projektit në vazhdim që ju risjellim në vëmendje, ministri Bekteshi është vënë në siklet nga akuzat gjatë diskutimit në kryesinë e selisë blue.

Milionat e ’’autostradës’’ drejt Strugës, përfundojnë në Maqedoninë Lindore. Ky ishte një nga lajmët më prekëse dhe më poshtëruese për shqiptarët e Maqedonisë perendimore e që prisnin shumë nga ministri i ekonomisë Bekteshi i cili duket se nuk i'a ka menduar aspak për këtë gjë.

Fondi prej 86 milionë euro i akorduar për ndërtimin e autostradës Strugë –Trebenisht, aks rrugorë me të cilin Struga do të lidhej me autostradën drejt Kërcovës pas anulimit të këtij projekti pothuajse e gjithë shuma do të shpërndahet për rehabilitimin e rrugëve magjistrale në Maqedoninë Lindore.

Nga fondi, prej 86 milionë euro, vetëm 3 milionë euro do të investohen në rrugën Podmol-Strugë-Qafë Thanë, po kjo shifër do të investohet edhe në rrugën nga Shkupi drejt pikës kufitare të Bllacës me Kosovën. Gjithashtu, 2.5 milionë euro nga ky fond do të investohen në rrugën Zhelinë–Karpallak, 1 milionë euro për rrugën Kumanovë-Opajë si dhe 1 milonë euro për rehabilitimin e rrugës nga Kërcova drejt Makedonski Brodit.

Ndërkohë, pjesa e luanit e fondit prej 86 milionë euro shkon për rrugët në Maqedonië lindore dhe kumunat maqedonase. Shuma prej 86 milonë euro është kredi prej Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që pas anulimit të projektit të autostradës Strugë-Trebenisht për mangësi në projektim sidomos në drejtim të mbrojtjes së ambientit me kërkesë të UNESCO i njëjti projekt është anuluar ndërsa pas kërkesës së qeverisë së Maqedonisë për riorientimin e kësaj shume në projekte të tjera, BERZH ka dhënë dritën jeshile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat