Skandal/Kreshnik Bekteshi për 6 muaj harxhon 16 mijë euro në restaurante

Maqedonia

Skandal/Kreshnik Bekteshi për 6 muaj harxhon 16 mijë euro në restaurante

Më: 24 mars 2018 Në ora: 15:37
Kreshnik Bekteshi

Pas publikimit të shpenzimeve marrëmendëse të parave të taksapaguesve nga ana e kabinetit Zaev që u prezantua ditë më parë nga ana e ministrit Robert Poposki bie në sy shpenzimet e ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Këtë e bën me dije portali Dokazi cili përskaj fotografisë së publikuar shkruan edhe:

"Pse dikush harxhon gjithësejt vetëm 350 euro e disa koleg të ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi thuajse 14 mijë euro shpenzime edhe atë 12.590 euro për restaurante?", kështu komentojnë në këtë portal. A dinë disa nga ministrat për kufi, për ndershmëri dhe moral atë për të cilën disa ministra kanë mbajtur llogari. Pse disa ministra mund të kenë 0 denarë për restorante që janë jashtë institucioneve qeveritare e disa prej tyre të harxhojnë vetëm 1.351 denarë për restorante në institucione?

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat