Pasok: Greqia shkon në zgjedhje nëse Grekët e pavarur nuk votojnë për marrëveshjen e emrit

Maqedonia

Pasok: Greqia shkon në zgjedhje nëse Grekët e pavarur nuk votojnë për marrëveshjen e emrit

Më: 24 mars 2018 Në ora: 18:36
Ilustrim

Nëse Grekët e pavarur nuk votojnë për marrëveshjen e emrit me fqiun veriorë, Greqia duhet të shkojë në zgjedhje, kështu ka thënë zëdhënësi i Pasok, Pavlos Hristidis gjatë një interviste dhënë sot në mëngjes, transmeton Zhurnal.mk

Hristidis krahas kritikave të ashpra ndaj qeverisë aktuale lidhur me atë se nuk ka një qëndrim e pozicion të qartë për bisedimet e emrit, ka shprehur edhe pozicionet e partisë së tij.

"Duam të largojmë iredentizmin, ndryshim të kushtetutës, nuk do ketë falsifikim të historisë, të ekzistojë një pozicion i qartë, të mos ketë ndarje në zgjedhjen që do vijë në parlament dhe aty të shprehim qëndrimet tona kur nga qeveria të marim propozim të përbashkët. Vendi ka qeveri nga Siriza dhe Grekët dhe nuk është kur ju konvenon atyre e si duan, nëse nuk votojnë Grekët e pavarur atëherë vendi shkonë në zgjedhje", ka thënë kështu zëdhënësi i Pasok.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat