LSDM diskuton sonte për bashkëpunimin me Lëvizjen Besa

Maqedonia

LSDM diskuton sonte për bashkëpunimin me Lëvizjen Besa

Më: 25 mars 2018 Në ora: 17:15
LSDM

Këshilli Qendror i LSDM-së sot do të mbajë mbledhje në të cilën do të diskutohen dhe shqyrtohen të gjithë rrethanat politike, përfshirë edhe zgjerimin e planifikuar të përbërjes qeveritare. Socialdemokratët sipas të gjitha gjasave, do të diskutojnë për përfshirjen edhe të Lëvizjes Besa në përbërjen qeveritare.

Pyetëm Lëvizjen Besa për informata lidhur me rrjedhën e bisedimeve me kryeministrin Zoran Zaev. Zëdhënësi i Lëvizjes Besa, Orhan Murtezani tha se bisedime për hyrje në Qeveri ka, por se nuk mund të japin detaje konkrete derisa kryetari Afrim Gashi të kthehet nga udhëtimi zyrtar në Zvicër, njofton Shenja.

ORHAN MURTEZANI, ZËDHËNËS I LËVIZJES BESA

“Gjithçka që mund të themi është se bisedime ka, porse për shkak të qëndrimit zyrtar të kryetarit Gashi në Zvicër, nuk ka qenë e mundur të konkretizohen. Shpresojmë që së shpejti do të kemi edhe informacione më konkrete”

Këshilli Qendror  i LSDM-së do të disktojë edhe mbi kontestin me Greqinë. Kryeministri pritet t’i tregojë Këshillit kahjen e zhvillimit të bisedimeve nga të cilat pritet një zgjidhje për emrin e Maqedonisë.

Zaev ende nuk ka treguar saktë nëse ka marrëveshje me Besën ose ndonjë parti tjetër politike për hyrje në Qeveri, por ishte decid se po bisedon me të gjithë partitë, përveç me VMRO DPMNE-në. Kryeministri nuk caktoi afat kur do të ketë epilog zgjerimi. Rikonstruimin e Qeverisë, Zaev e paralajmëroi edhe më herët. Ai tha se në kuadër të ekzekutivit, ka ministra që as nuk dinë të punojnë, e as që mundohen të mësohen. Zgjerimin e shumicës parlamentare Zaev e përmendi edhe pas takimit me kryetarin e BESËS, Afrim Gashi, dhe që të dy, konfirmuan se kanë filluar negociatat për përfshirje të BESËS në shumicën parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat